Categories Lajme

“Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale”, Kryemadhi takim në Bankën Botërore në Washington

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Washington me Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.

Në njoftimin shpërndarë mediave, nga zyra e shtypit të LSI thuhet se biseda u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes shumë të rënduar të ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.

“Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshem ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.

Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi. Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre.” tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME