Categories Lajme

Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon, si renditemi në Europë

Shqipëria vijon të ketë borxhin më të lartë publik në rajon dhe ndër ta parat në Europë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në fund të tremujorit të dytë të 2018 borxhi publik në Shqipëri ishte 66.3 për qind e PBB, duke u renditur në vendin e 15 ndër  34 vende të Europës dhe Rajonit të Ballkanit, sipas të dhënave të Eurostat dhe Komisionit Europian.

Në rajon, Shqipëria ka nivele të ngjashme borxhi me malin e Zi, ndërsa Serbia që dikur kryesonte, me mbi 70% e ka ulur këtë tregues në 55.9% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë. Maqedonia ka një borxh rreth 44% të PBB-së, Bosnja 36.3 dhe më të ulëtin e ka Kosova, me rreth 16%.

Mesatarja e borxhit në 28 vendet anëtarë arriti në 81.5% të PBB-së në 81.0% të PBB-së. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, raporti i borxhit ne BE ra nga 83.4% në 81.0%, sipas Eurostat. Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018, letrat me vlerë të borxhit përbënin 81.1% të eurozonës dhe 81.9% të borxhit të përgjithshëm të BE-së.

Raporti më i lartë i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018 u regjistrua në Greqi (179.7%), Itali (133.1%) dhe Portugali (124.9%) dhe më e ulëtat u regjistruan në Estoni (8.3%), Luksemburg 22.0%) dhe Bullgari (23.8%). Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, gjashtë shtete anëtare regjistruan një rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritjet më të larta u regjistruan në Qipro (+10.6 pikë përqindje – pp), Letonia (+1.4 pp), Mbretëria e Bashkuar (+1.1 pp) dhe Sllovakia (+1.0 pp).

Zvogëlimi më i madh u regjistrua në Slloveni (-2.8 pikë përqindjeje), në Gjermani (-1.2 pikë përqindjeje), në Holandë (-1.1 pikë përqindje) dhe në Lituani (-1.0 pikë përqindjeje). Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, vetëm tre shtete anëtare regjistruan rritje të borxhit të tyre ndaj PBB-së dhe njëzet e pesë shënuan ulje. Ulje u e borxhit në raport me PBB u regjistrua edhe në Shqipëri.

Rritje u regjistrua në Greqi (+3.5 pikë përqindje), në Mbretërinë e Bashkuar (+ 0.3 pikë përqindjeje) dhe në Sllovaki (+ 0.1 përqind), ndërsa zvogëlimet më të mëdha u regjistruan në Slloveni (-7.4 pikë përqindjeje), Lituani (-6.5 pikë përqindjeje ), Irlanda (-6.4 pp), Portugalia (-5.9 pp) dhe Malta (-5.5 pp).

KLSH, borxhi më i lartë sesa deklarohet

Në fund të 2017-s, borxhi publik i vendit zbriti në 69.9% të PBB-së, nga 72.4% në 2016-n, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin për buxhetin faktik 2017 ka konstatuar se treguesi i borxhit nuk ka marrë në konsideratë detyrimet e prapambetura. “Nga  auditimi konstatohet se deri në fund të vitit  2017, sipas vetëdeklarimeve të enteve buxhetore, të raportuara nga Ministria e  Financave  dhe  Ekonomisë  janë  akumuluar  detyrime  të  prapambetura  në  shumën 16  miliardë lekë dhe sipas auditimit të KLSH vlera e detyrimeve të  prapambetura ka rezultuar në shumën jo  më pak  se 19  miliardë lekë”, konstaton KLSH.  Vlera  e  detyrimeve të prapambetura, si shpenzim i konstatuar, nuk është raportuar në  tabelën e treguesve fiskalë, cka do t ë sillte nj ë deficit mbi 2% t ë PBB, por është  raportuar si shpenzim i periudhave të ardhshme. Nëse merren në konsideratë këto detyrime, stoku i borxhit publik të raportuar, nga 1,088  miliardë lekë, do të  ishte në rreth 1,104  miliardë lekë, i cili  në raport me PBB do të jepte një tregues  të borxhit në nivelin  mbi 71%.  Nëse  marrim  në konsideratë edhe  shlyerjen  e  stokut  të rimbursimit  të TVSH  në vlerë 11  miliardë lekë, borxhi publik do të jepte një tregues në nivelin 72%  të PBB, sipas KLSH./Monitor.

Borxh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME