Shqipëria ka marrë kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Xhaçka ka thënë se Shqipëria do të angazhohet për të kontribuar për ruajtjen e paqes në Rajon.
“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon. Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë.” ka shkruar ministrja e Mbrojtjes.