Categories Lajme

15-vjetori i LSI/ Kryemadhi me të rinjtë dhurojnë gjak: Përgjegjësia jonë sociale për të shtuar jetë (VIDEO)

Partia Socialiste për Integrim ka shënuar sot 15 -vjetorin e krijimit të saj. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI dhe grupi i të rinjve të kësaj partie i kanë nisur festimet ditën e sotme duke dhënë gjak, pasi e  konsiderojnë si një përgjegjësi sociale.

Të gjithë të rinjtë e LSI kanë veshur bluzat e bardha me logon e LSI dhe kanë mbushur plot qendrën e dhurimit të gjakut.

Kryemadhi në një postim të saj shkruan se përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike dhe duhet të merren përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara.

“E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, ‘dhuro gjak, dhuro një jetë’. Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njërëzish.“, thotë Kryemadhi.

Gjatë gjithë ditës parashikohen aktivitete të kësaj force politike që do të vazhdojnë me festimet në mbrëmje në një nga hotelet kryesore në kryeqytet. Në 6 shtatorin e 2004, një grup socialistësh me në krye Ilir Metën u shkëputën nga Partia Socialiste duke krijuar Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME