Categories Lajme

Shqipëria në kampionatin ndërkombëtar ‘FIA Motorsport Games’

Shqipëria do të ketë mundësinë që të jetë pjesëmarrëse në një kampionat të ri ndërkombëtar që do të organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit(FIA) për herë të parë duke nisur nga ky vit. Flamuri shqiptar do të jetë mes qindra flamujve të tjerë gjatë parakalimit të pjesëmarrësve në ceremoninë hapëse të kompeticionit “FIA MotorsportGames” që do të zhvillohetnga 31 tetori deri më 3 nëntor 2019 në Romë.

Pak muaj më parë, FIA linçoi detajet e këtij kompeticioni të ri që në edicionin e parë të tij do të zhvillojë gara në gjashtë disiplina:GT, Touring Car, Formula 4, Drifting, KartingSlalom dhe DigitalMotorsport. E veçanta e këtij eventiështë se pjesëmarrësit do të garojnë aty për të përfaqësuar shtetet e tyre. Për fituesit e çdo disipline do të jepet medalje ari, argjendi dhe bronzi,të cilat do të mblidhen në një tabelë të përgjithshme medaljesh për të nxjerrë shtetin fitues.

Garuesitpërzgjidhen nga Autoritetet Kombëtare Sportive. Në këtë mënyrë, Klubi i Automobilit të Shqipërisëqë është anëtar me të drejta të plota i FIA-s,do ti japë mundësinë dy pilotëve që të përfaqësojnë flamurin kuqezi në këtë aktivitet. Më 15 gusht, nga ora 09:00 në 12:00 do të zhvillohet gara kualifikuese “ACA KartingSlalom 2019”. Janë të mirëpritur që të marrin pjesë djem dhe vajza të moshës 14-16 vjeç në pistën e Expocity.Dy fituesitekonkursit,një djalë dhe një vajzë do të kenë mundësinë që të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin ndërkombëtar që do të zhvillohet në Romë në pistën “Vallelunga”.Fituesit do të parakalojnë para ndërtesave historike si “Koloseu” apo në sheshin “Piazza del Popolo” gjatë ceremonisë madhështore hapëse që do të mbahet më 31 tetor në kryeqytetin e Italisë.

Po çfarë është KartingSlalom? Është një format konkursi që po rritet ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Piloti drejton njëkart me shpejtësi të kontrolluar ndërmjet pengesave të ndryshme të krijuara me stafeta. Kjo disiplinëështë e hapur për të gjithë djemtë dhe vajzat e reja mes 14 dhe 16 vjeç, ndërsa fituesit e “ACA KartingSlalom 2019”, do tëmarrin pjesë në “FIA MotorsportGames”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME