Categories Lajme

Shqipëria në krye të dy nismave rajonale/ Xhaçka kërkon anëtarësimin e Kosovës: Dyer të hapura për një rajon më të sigurtë

Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore, në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Xhaçka ka theksuar se Shqipëria do të ndjekë politikën e dyerve të hapura në këto nisma, duke nënkuptuar anëtarësimin sa më parë të Kosovës e cila ka kërkuar më herët anëtarësimin në këto dy nisma, por pengohet nga Serbia dhe shtete të tjera anëtare të cilat nuk e njohin pavarësinë.

“Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro-atlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç, në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.

Gjatë vitit 2019 Shqipëria ka marrë drejtimin e dy nismave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes atë të SEDM, dhe drejtimin e Ministerialit të Kartës SHBA – Adriatik  apo siç njihet ndryshe A5.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME