Categories Lajme

Shqipëria nën “kthetrat” e të nxehtit, temperatura deri në 43 gradë

Sipas MeteoAlb: Dita e shtunë, do të shënojë vlerat më të larta të kesaj vale ku maksimumi pritet në qarqet Berat dhe Gjirokastër deri në 43 gradë C. Ndërkohë, moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Përjashtuar; vranësira të lehta e kalimtare të cilat si filllim do të shfaqen në zonat malore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten sërisht të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 3 ballë.

Territori i Kosovës vijon prej disa ditësh nën ndikimin e të nxehtit Afrikan i cili ka sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit rregjistrojnë 16 gradë C në qytetin e Mitrovicë. Ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 39 gradë C në zonat Jugperëndimore të Kosovës. Përsa i përket kushteve të motit mbetemi me intervale të gjata me kthjellime, por do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në Kosovë.

Vijon vala e të nxehtit Afrikan, në republikën e MV duke sjellë sërisht, mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin KU priten maksimume deri në 41 gradë C. Në fakt, republika e MV do të jetë në epiqendër të kësaj vale duke thyer edhe rekorde hisorike përsa i përket temperaturave të ajrit. Parashikohet që pasditja vonë të sjellë, vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV POR nuk priten reshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME