Categories Lajme

Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë/ Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike

Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.

Pasi rendit 10 vendet më të bukura, ai thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.

”Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës.

Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut.

Kemi qenë katër herë te agroturizmi “Mrizi i Zanave” gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit.

Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike. Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë.

Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër. Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME