Kombëtarja shqiptare ka bërë autokritikë në “Elbasan Arena” , me djemtë e drejtuar nga Edi Reja që kanë fituar me shifrat e thella 4-2 ndaj Islandës. Një takim i nisur mrekullisht nga lojtarët tanë, që ndryshe nga takimi i Francës, ku u mposhtën me shifrat e thella 4-1, ishin më të prirur për të parë në sulm. Rastet nuk munguan, por konkretizimet lanë për tu harruar. Gjithsesi, nëse rrugën e rrjetës nuk e gjetën sulmuesit, e gjen një mbrojtës. Kastriot Dermaku gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë kalon në avantazh kuqezinjtë.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Islandën. Ylli i skuadrës, Sigurdsson mori një top mjaft të bukur brenda zonës dhe fluturimthi shënoi për 1-1. Megjithatë, kapitenit Hysaj nuk i pëlqeu aspak ky rezultat, me shkodranin që shënoi edhe golin e parë në karrierë me kombëtaren.
Në Southampton u zhvillua një takim i çmendur, i cili dhuroi gola, penallti të shënuara dhe të humbura. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Bernard Challandes, të cilët gjetën rrjetën pas 60 sekondash. Festa u prish sërish. Sigthorsson realizoi me prekjen e parë të sferës. Gjithsesi aktivizimi i Roshit i dha një frymë tjetër kuqezinjve, që gjetën hapësira në prapavijën mike duke e goditur. Fillimisht ishte vetë fieraku ai që gjeti fundin e rrjetës, ndërsa inkursioni i tij për Memushaj nxori të lirë Cikalleshin në zonë.
Kavajasi u rrotullis mirë në zonë dhe më të majtën tundi rrjetën për 4-2. Kjo fitore e bën mjaft interesant grupin H, me kuqezinjtë që mban gjallë shpresat për një biletë për në Euro 2020. Kuqezinjtë numërojnë 9 pikë pas 6 takimesh dhe kur kanë mbetur edhe 12 pikë në dispozicion, distanca me kreun është gjashtë pikë.
