Categories Sport

Shqipëria “shkërmoq” Islandën 4 me 2 dhe shpreson Europianin (Video)

Kombëtarja shqiptare ka bërë autokritikë në “Elbasan Arena” , me djemtë e drejtuar nga Edi Reja që kanë fituar me shifrat e thella 4-2 ndaj Islandës. Një takim i nisur mrekullisht nga lojtarët tanë, që ndryshe nga takimi i Francës, ku u mposhtën me shifrat e thella 4-1, ishin më të prirur për të parë në sulm. Rastet nuk munguan, por konkretizimet lanë për tu harruar. Gjithsesi, nëse rrugën e rrjetës nuk e gjetën sulmuesit, e gjen një mbrojtës. Kastriot Dermaku gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë kalon në avantazh kuqezinjtë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Islandën. Ylli i skuadrës, Sigurdsson mori një top mjaft të bukur brenda zonës dhe fluturimthi shënoi për 1-1. Megjithatë, kapitenit Hysaj nuk i pëlqeu aspak ky rezultat, me shkodranin që shënoi edhe golin e parë në karrierë me kombëtaren.

Në Southampton u zhvillua një takim i çmendur, i cili dhuroi gola, penallti të shënuara dhe të humbura. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Bernard Challandes, të cilët gjetën rrjetën pas 60 sekondash.   Festa u prish sërish. Sigthorsson realizoi me prekjen e parë të sferës. Gjithsesi aktivizimi i Roshit i dha një frymë tjetër kuqezinjve, që gjetën hapësira në prapavijën mike duke e goditur. Fillimisht ishte vetë fieraku ai që gjeti fundin e rrjetës, ndërsa inkursioni i tij për Memushaj nxori të lirë Cikalleshin në zonë.

Kavajasi u rrotullis mirë në zonë  dhe më të majtën tundi rrjetën për 4-2. Kjo fitore e bën mjaft interesant grupin H, me kuqezinjtë që mban gjallë shpresat për një biletë për në Euro 2020. Kuqezinjtë numërojnë 9 pikë pas 6 takimesh dhe kur kanë mbetur edhe 12 pikë në dispozicion, distanca me kreun është gjashtë pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME