Categories Lajme

Shqipëria Solidare/ Rama ndan videon prekëse të krijuar nga disa të rinj (Foto/Video)

/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot një video sensibilizuese të krijuar nga një grup të rinjsh, të cilët përmes artit të tyre përcjellin mesazhe të rëndësishme solidariteti për kapërcimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Me një falenderim për dërguesit e panjohur të këtij mesazhi, duke postuar videon e tyre prekëse, i përqafoj dhe u them me plot gojën: Ju dua”, tha Rama. Përmes kësaj videoje të rinjtë shprehin mirënjohjen për solidaritetin që treguan shumë vende me Shqipërinë, për përballimin e pasojave të tërmetit.

“Përshëndetje z. Edi Rama! Duke u ndikuar nga tragjedia që ka prekur gjithë shqiptarinë këto ditë, ne, si një grup të rinjsh që përpiqemi të bëjmë pak art, vendosëm të bënim një video sensibilizuese rreth kësaj teme. Është një video e bërë me shumë dashuri dhe ndjeshmëri dhe po shpresojmë që ta konsideronit për ta shikuar deri në fund, dhe pse jo ta shpërndanit në rrjetin tuaj social. Faleminderit!”, i shkruajnë Kryeministrit, të rinjtë që kanë realizuar këtë video. Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania etj ishin disa prej vendeve që u solidarizuan menjëherë duke dërguar ekipet e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME