Categories Lajme

“Shqipërisë do t’i dhurohen vaksina anti covid”, BE: Ruhuni!

Kur të hidhet në treg vaksina anti COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë të tilla edhe Shqipërisë. Po deri atëhere vazhdoni të ruheni dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar, theksojnë BE-ja dhe OBSH-ja.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së- Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar Shqipëria ka vendosur të fillojë vitin e ri shkollor 2020-2021 më 14 shtator dhe të zbatojë një strategji me masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik. Hapja e shkollave dhe mungesa e kufizimeve strikte po krijon në Shqipëri një mjedis iluzor, se rreziku i infekstimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”

Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: “parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME