Categories Lajme

Shqiponja e malit ulet në tokë, viziton stacionin suplementar në Kurvelesh

Shqiponja e malit, ky shpend i mahnitshëm, ulet në tokë dhe viziton stacionin suplementar në Kurvelesh.

Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri që monitoron stacionin e shpendëve të egër në Kurvelesh.

I ndërtuar si një masë e drejtpërdrejtë konservuese ndaj helmimit të popullatës së kalit të qyqes, stacioni suplementar në Kurvelesh ka tërhequr dhjetëra shpendë të tjerë, duke përfshirë edhe mbretëreshën e qiejve, simbolin tonë kombëtar, shqiponjën e malit (Aquila chrysaetos).

“Ky shpend i mahnitshëm, me një gjatësi të hapjes së krahëve prej 190 – 225 cm, përbën një siluetë gjithnjë e më të rrallë në qiellin e Shqipërisë. Për këtë arsye, sa herë që ky lloj viziton stacionet tona, nuk mundemi të mos shfaqim gëzim”, shprehen specialistët e shoqatës.

“Shqiponja e malit është vizitori i dytë më i shpeshtë i stacionit tonë në rajonin e Kurveleshit. Ashtu si kali i qyqes edhe ky lloj rrezikohet nga kurthet e helmatisura”, njoftoi Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME