Categories Showbiz

Shqiptarët anulluan dasmat por jo setin e shtrenjtë fotografik

Sigurisht bashkë me eventet shoqërohet edhe pjesa e kujtimeve që ngelin herë të stampuara dhe herë thjesht në telefon. Pjesë e pandashme  e një eventi janë  fotot, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” ka qenë fotografia Anjeza Dyrmishi e cila foli gjatë për këtë pjesë. Gjëja e parë që ajo sugjeroi në fillim të bisedës për të gjithë njerëzit ishte stampimi i kujtimeve të tyre, bërja e albumeve ose t’i vendosin nëpër mure.

Industria e argëtimit të klubeve të natës, organizimi i dasmave dhe eventeve janë tkurrur në masën 80 deri 90 %. Të vetmit që nuk janë prekur nga situata e pandemisë 100 % janë fotografët. Një pjesë e çifteve të cilët anulluan dasmat e tyre për shkak  Covid-19 nuk e kanë privuar veten nga një set fotografik.

Duke qenë se biznesi i fotografisë nuk përbën rrezik dhe rruajtja e distancës ka mundësi të respektohet, puna ka vazhduar normalisht. “Nuk jam prekur 100%. Se 50 % e punës është realizuar nga një pjesë e çifteve.  Unë bëj dhe foto të tjera nuk bëj vetem foto të dasmave, kam shijuar këtë pjesën se kemi pasur shumë shtatzëna këtë vit dhe ka qenë mjaft bukur të fotografoja ato”– thotë Anjeza. Përveç fotove të çifteve Anjeza Dyrmishi tha se ka zhvilluar dhe sete të  ndryshme fotografike të grave shtatzëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME