Categories Lajme

Shqiptarët dhe grabitjet, ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Europë

Shqipëria renditet e gjashta ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Europë. Sipas përllogaritjeve të Monitor dhe të dhënave të publikuara nga INSTAT për numrin e vjedhjeve në vitin 2018, për 100 mijë banorë kishte 88 vjedhje. Numri i veprave penale vjedhje gjatë 2018-s ishin 2519, ku përfshihen: vepra penale të vjedhjeve të banesave me 1218 vepra penal; vjedhje të automjeteve me 252 vepra penale; vjedhje të bizneseve 592 vepra penale; vjedhje gjatë detyrës me 70 vepra penale dhe tentativat e vjedhjeve me 383 vepra penale.

Ndërsa në Bashkimin Europian numrin më të lartë të vjedhjeve për 100 mijë banorë e mban Belgjika ku sipas të dhënave të Eurostat, janë kryer 167 për çdo 100 mijë banorë. Nëse shkoni në Belgjikë të porosisin kudo të mos ia ndani sytë çantës dhe këtë njoftim e gjen dhe në pjesën më të madhe të hoteleve.

Në vend të dytë renditet Franca ku sipas të dhënave të fundit të vlefshme kishte 150 vjedhje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 132 vjedhje për 100 mijë banorë dhe Portugalia me 115 vjedhje/100 banorë.

Gjatë periudhës 2011 dhe 2017, vjedhjet e regjistruara në BE ra me 24%,  nga 522 mijë në 396 mijë vjedhje. Në kontrast. Numri i vjedhjeve shënoi rritje me të paktën 4% për periudhën 2008-2017.

Në Bashkimin europian mesatarja e vjedhjeve për 100 mijë banorë përllogaritet të jetë 51 gjatë 2017-s.

Në Gjermani dhe Holandë, numri i vjedhjeve për 100 mijë banorë ishte 47.

Vendi fqinj, Italia ka të njëjtin nivel vjedhjesh me mesataren e BE-së prej 51. Ndërsa në Greqi numri i tyre është më i ulët, ku sipas Eurostat përllogariten jo më shumë se 40 vjedhje për banorë.

Normat më të ulëta janë renditur në Sllovaki dhe Hungari, me një normë prej 9 vjedhjesh për 100 mijë banorë, ndjekur nga Sllovenia me 12 vjedhje/100 mijë banorë, si dhe Qipro dhe Islanda me 14 vjedhje për 100 mijë banorë. /monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME