Categories Lajme

Shqiptarët e mbetur në Siri/ Ish-myftiu i Tiranës: Atje është ferr, detyrim të riatdhesohen në Shqipëri

Që prej nisjes së pranverës arabe në mars të 2011 rreth 140 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar drejt Sirisë.Për shtetin shqiptar, sfidë mbetet riatdhesimi i personave të mbetur në zonat e konfliktit, kryesisht gratë dhe fëmijët të bllokuar në kampin Al Hawl.Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në RTV Ora thotë se në kamp ka edhe të moshuar, duke sjellë si shembull një zonjë 70 vjeçare.Sipas tij nëse shteti shqiptar ka vullnet dhe kordinohet me forcat kurde që kanë kontroll kampin mundet që shqiptarët të tërhiqen njëherësh prej andej.

Ylli Gurra: Përkundër gjithë kësaj situate 8 vjeçare nga 15 marsi 2011 që filloi pranvera arabe ne kemi pasur atje afërsisht 130 qytetarë shqiptarë në mos gabohem nga të sapolindurit deri te të moshuarit, kemi një zonjë 70 vjeçare.Ata u gjendën papritur e pakujtuar, shumica pa vullnetin  e tyre, në një luftë pa asnjë qëllim, një luftë që nuk ishte aspak e tyre,  nuk ishte e jona dhe e shqiptarëve. Kemi detyrimin që këta qytetarë, veçmas gratë dhe fëmijët minorenë që janë mbi 30. Kanë lindur atje, ka 2 vjeçarë dhe 3 vjeçarë. Dhe gratë që kanë humbur bashkëshortët apo janë me bashkëshortët por nuk dihet ku i kanë. Kosova në një kordinim prej më shumë se një viti me ShBA dhe forca të tjera  mori njëherësh 130 persona. Në kamp janë rreth 70 mijë persona gra dhe fëmijë, por edhe burra.Edhe shteti ynë me një kordinim të tillë e ka mundësinë dhe aftësinë dhe është e realizueshme. Sigurisht nuk është e lehtë, atje është një ferr i vërtetë.Por në një kordinim me forcat kurde që mbajnë në kontroll këtë kamp që ndodhet 90 km nga kufiri turko-sirian mund të kthehen.Është detyrim të riatdhesohen në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME