Categories Lajme

Shqiptarët e presin me padurim/ SHBA tregon si do të funksionojë SPAK: Askush nuk do të jetë i paprekshëm (VIDEO)

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK. Pak ditë më parë Ambasada Amerikane shpjegoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se pse është i rëndësishëm Vettingu  dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit  të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e SPAK.

SHBA ka njoftuar se tashmë ‘të paprekshmit’ nuk do të jenë më në gjendje të koruptojnë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi këta të fundit nuk do të emërohen nga politika apo nga njerëz që kanë interesa vetiake. SPAK do t’i ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

Shpjegimi i Ambasadës së si do të funksionojë SPAK:

*SPAK- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i organizuar, është një institucion i ri i Kushtetuesese, detyra e të cilit është të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

*SPAK përbëhet nga dy pjesëProkuroria e Posaçme e cila përbëhet nga Prokurorë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila përbehet nga Hetues.
Por pse nevojitet SPAK?

*Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të artë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të ‘Paprekshëm’ sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Me anë të parave, lidhjeve, përkatësisë politike dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënte të pamundur ndjekjen penale të korrupsionit. Çmimin e paguante i gjithë vendi.

*Por si e korrigjon këtë SPAK?

SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë të ‘paprekshmit’ e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.
Anëtarët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo nga politikanët apo zyrtarët e Korruptuar. Po ashtu të gjithë anëtarët e SPAK do të duhet të Kalojnë Rivlerësimin (VETTING).

Prokurorët e Posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur edhe në vende të tjera si Kroacia apo Rumania.

Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për  t’iu Kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë. Duke qenë se është në kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë do t’i kundërvihet nivelit më të larta të korrupsionit. Me SPAK Askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm . I gjithë vendi do të përfitojë nga Kjo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME