Categories Kuriozitete

‘Shqiptarët janë shumë kokëfortë’, Almeda i kthehet Tolgës mes emisionit

Almeda dhe Tolgahan ishin të ftuar në një emision turk së fundmi ku për herë të parë u shfaqën në një studio televizive së bashku me djalin e tyre, Efehan.

“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës. Këtu Tolgahan qeshi dhe tha me ironi: “Jooo, fare!”. “Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga.

Aktori tregoi se Almeda është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka. Ai mori shembull një rast kur Almedës të gjithë i thonin se i shkon shumë një veshje, ndërsa ajo nuk e pëlqente aspak dhe askush nuk e bindi dot ta vishte.

Edhe Almeda nga ana tjetër kishte një ankesë për Tolgën. Bukuroshja shqiptare tha se ai vonon shumë për t’u bërë gati për shkak se rri shumë gjatë duke rregulluar flokët.

Gjatë intervistës studios iu bashkua edhe djali i tyre, Efehan, i cili i kërkoi Almedës t’i vendoste këngën “Qingji vogël rri mendushëm”. Vogëlushi dukej shumë i lumtur teksa dëgjonte këngë shqiptare e lodronte para kamerës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME