Categories Lajme

Sa është pasuria e Ilir Metës dhe cili është raporti që ka me paratë? Përgjigjet presidenti

Në një intevistë ndryshe për emisionin Opinion, Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa është pasuria e tij, dhe si e ka marrëdhënien me paranë. Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme. Meta ka vijuar më tej duke thënë se marrëdhënien me paranë e ka të largët, dhe kurrë në shtëpi nuk është marrë me menaxhimin e tyre.

Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?

Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.

Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?

Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

Pyetje: Padyshim komente ka sa të duash.

Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME