Categories Lajme, Politike

Shqiptarët kanë shumë besim te qeveria, më shumë se italianët

Pak më pak se gjysma e shqiptarëve, më saktë 40% e tyre kanë tendencën të kenë besim te qeveria. Në këtë përfundim arrin Eurobarometri i pranverës së këtij viti; një raport në formë ankete i publikuar nga Komisioni Europian. Kjo do të thotë se, shqiptarët kanë besimin më të ulët në rajon ndaj qeverisë, pas Maqedonisë së Veriut. Ajo që bie ne sy është fakti se besimi i shqiptarëve te qeveria ka rënë ndjeshëm, pasi vitin e kaluar, ata që kishin besim ishin 47%, nga 40% që janë sot.

Krahasuar me mesataren europiane, çuditërisht, shqiptarët kanë më shumë besim te qeveria e tyre, madje krahasuar edhe me vende tepër të zhvilluara, si Franca, Italia apo Spanja, që janë edhe tre ndër ekonomitë më të mëdha europiane. Norma e besimit ndaj qeverisë në Bashkimin Europian fiksohet në 34% . Një tjetër e dhënë që bie në pah është norma e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe ato europiane të shqiptarëve që mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, paçka se norma është mjaft e ulët. Vetëm 11% e të anketuarve mendojnë se shërbimi publik është mjaft i mirë, ndërkohë që mesatarja europiane fiksohet në 8%. Madje, paradoksalisht, shqiptarët e vlerësojnë shërbimin publik në Shqipëri më shumë se italianët, francezët apo spanjollët në vendet e tyre.

Pëlqimi i shqiptarëve ndaj shërbimit publik është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Pra, në një kohë që Shqipëria është vendi europian që ka normën më të lartë të dëshirës për të emigruar, paradoksalisht ka edhe ndër normat më të larta në Europë të pëlqimit ndaj qeverisë dhe shërbimit publik, madje edhe më shumë se në vendet ku vetë shqiptarët po emigrojnë gjatë viteve të fundit, si psh Franca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME