Categories Lajme

Shqiptarët mbeten në Korfuz/ Kanë blerë biletat që shiten online, por nuk ka traget për në Sarandë

Emigrantë shqiptarë që kishin zgjedhur të ktheheshin në atdhe përmes portit të Sarandës kanë mbetur në Korfuz.

Biletat online për Sarandë shiten por me të mbërritur në ishullin grek ata janë përballur me një realitet tjetër. Një prej tyre është e Ermal Fidhi që udhëtoi nga Gjermania. Ai na tregon peripecitë e tij nga bordi i tragetit drejt Igumenicës, destinacion në të cilin po udhëtonte sot në mesditë duke devijuar udhëtimin e tij të kthimit në shtëpi.

Ermal Fidhi, udhëtar: Ne jemi nisur nga gjermania si çdo vit per te ardhur ne Shqipëri. Zgjodhëm Korfuzin premë biletat, presim qe dje dhe sot vendosem te marrim per Igumenice te kalojmë nga qaf bota dhe atje nëse është e hapur… do marrim makine nga Igumencica deri ne Qafë-Botë ato ishin afishuar online biletat por ngelem ne ishull.

Prej një jave një prej 8 trageteve të licencuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.

Ermal Fidhi: Udhëtarët nga jugu zgjedhin Korfuzin se është 30 min nga Saranda e kemi me te thjeshte. ishin afishuar t gjitha tragetet dhe nuk e ndryshonim dot as fluturimin perk Korfuz. Si puna ime ka shume. ka shume që ka ardhur që shkuan nga Igumencia. Sot a thanë që do hapen në ora 7 sot an thanë ska do hapet të hënën

Sipas autoriteteve portuale të Sarandës, qarkullimi në të dy anët e kufirit është mjaft i ulët dhe me shumë gjasa edhe në periudhën më të mirë porti nuk do jetë në gjendje të përpunojë më shumë se 1/10 e pasagjerëve të vitit 2019. Top Channel

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME