Categories Lajme

Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, djaloshi dëgjon tingujt e parë

E mbani mend vogëlushin Rubin? Personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u operua me sukses dhe tashmë ka dëgjuar tingujt e parë.

Nëse do t’i kalonte mosha e duhur asgjë nuk do kthehej mbrapa, Rubini do rrezikonte te mos dëgjonte më asnjëherë. Por paratë për operacionin u mblodhën në kohën e duhur. Moderatorja e emisionit ” Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Rubinit i cili arriti të dëgjojë falë ndihmës së shqiptarëve.

“Fisnikëria e cila i ka frytet e përjetshme është që djersën dhe mundin tënd ta vesh në shërbim të shpëtimit të jetës së njeriut! Shqiptarët bujare dhe humane shquhen për këtë cilësi të lartë. Një pjesë e të hollave që fitonin me mund dhe djersë ata i dhuruan për Rubinin! Rubini ishte ne luftë me kohën, ai nuk fliste, nuk dëgjonte, i duhej një operacion i menjëhershëm për t’i sjellë shpresë! Atij i nevojitej një operacion që dhe ai të ishte si gjithë moshatarët e tjerë! Ai nuk do mund të dëgjonte zërin e nënës por as këshillat e babait! Situata ishte kritike, operacioni kushtonte shumë! Fisniket Shqiptare, u bashkuan kudo që ndodheshin, kontribuuan dhe me lejen e Zotit i mundësuan operacionin!

Operacioni doli me sukses. Rubini dëgjoi tingujt për herë të parë. Lotët e trishtimit të familjes që u kthyen në lot gëzimi, u shoqëruan me lutje të shumta dhe falënderime për kontribuesit!”, shkruhet në postimin e moderatores Bruko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME