Categories Lajme

Shqiptarët në aferë biznesi me mafian romane për bastet sportive

Klanet kriminale shqiptare me veprim në Romë e aleancat e tyre në afera biznesi me mafian romane janë vënë përsëri në shenjestër të Antiamfias Italiane.

Hetimet e DIA kanë zbardhur se një nga emrat më të njohur të mafias romane Salvatore Nicitra, një nga bosët e ish-bandës Magliana, i konsideruar “mbreti” i lojërave të fatit në Romën veriore e pronar i kompanisë së lojërave online e basteve Planet ishte vënë në aferë biznesi me klanet kriminale shqiptare në kontrollin e basteve të paligjshme online.

Bosi roman po përgatiste të kalonte administrimin e platformave të tij telematike në duart e shqiptarëve.

Lidhjet e klaneve kriminale shqiptare me mafian romane shfaqen dhe në dosjen hetimore prej 21 faqesh që zbardh ekzistencën e një pakti mafioz paqeje mes klaneve kriminale romane për shuarjen e luftës mes tyre.

Operacioni i fundit i koduar “Tom Hagen” ka vënë nën akuza të reja Salvatore Casamonica, kryebosi i klanit mafioz Casamonica aktualisht i burgosur në regjim special si dhe është arrestuar një avokate e Urdhërit të Avokatëve të Romës (Lucia Gragano).

Ky operacion çoi më tej hetimet e dy operacioneve të mëparshme të Antimafias italiane “Brasile loë cost” e “Grande raccordo criminale” ku me akuzën e trafikut të drogës u vunë nën pranga 51 persona, mes të cilëve dhe shqiptari Dorian Petoku.

Dosja hetimore ka zbardhur se avokatja e vënë në pranga ishte ndërmjetësja për arritjen e një pakti mafioz paqeje që do të evitonte luftën mes klaneve mafioze Spada e Esposito me garancinë e ish-kreut të tifozerisë laciale “Diabolik” , Fabrizio Piscitelli i ekzekutar në nëntor të 2019 në një park të Romës e bosit Salvatore Casamonica.

Në dosjen hetimore të këtij operacioni është shfaqur emri i shqiptarit Arben Zogu, i arrestuar për pjesëmarrje në aktivitet mafioz e trafiqe ilegale, e aktualisht i mbyllur në burgun e Viterbos.

Është dokumentuar se Arben Zogu në burg është vënë në kontakt telefonik me një eksponent të botës kriminale. Këtij të fundit i janë dorëzuar 2 telefona celularë me kartë e një shumë parash nga avokataja romane, e cila ishte bërë ndërmjetëse e mesazheve të shkëmbyera mes bosëve të arrestuar të klaneve mafioze e atyre që ndodhesin në gjëndje të lirë apo në arrest shtëpiak.

Madje DIA italiane ka vërtetuar se si kjo avokate stërviste klienët e saj të evitonte përgjimet telefonike nga autoritetet policore. Hetimet e Antimafias italiane vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME