Categories Lajme

Shqiptarët në b.urgjet e Britanisë së Madhe flasin me celularë me kamerë me familjarët e tyre

Të dënuarit shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe flasin me celularë me kamerë me miqtë dhe familjarët e tyre, duke “rrëzuar” kështu sigurinë në burgjet angleze.

“The Sun” në një artikull lidhur me këtë fenomen të përhapur në burgjet angleze nga shqiptarët, bëri një investigim. Investiguesi britanik, pati një bisedë dhjetë minutëshe me kamerë nëpërmjet rrjetit social Facebook, me të burgosurin shqiptar Krenar Hasanaj.

26-vjeçari është duke vuajtur dënimin prej 8 muajsh burg, për drogë, në burgun e Suffolk.

Ai tha se, “Unë jam brenda, është e rrezikshme, pasi ata mund të gjejnë telefonin tim. Megjithatë unë e përdor për të biseduar me familjen dhe miq e ngushtë”.

Jo vetëm kaq, por Hasanaj ka regjistruar një bisedë në FaceTime me prindërit e tij dhe e publikoi atë në Facebook.

Ai shkroi se ata ishin “prindërit më të mirë në botë” dhe shtoi dy emoji zemrash të qeshura.

Edhe të dënuar të tjerë shqiptarë mund të shihen në Facebook, duke përdorur telefona nga burgu, por shumë prej tyre përdorin pseudonime, për të mos u zbuluar.

Ky investigim vjen pasi 237 celularë dhe 176 karikues u zbuluan në kategorinë C të burgut të Stradishall në vitin 2017. Dyshohet se celularët janë futur në qeli nga familjarët gjatë takimeve ose nga roje të korruptuar, shkruan noa.al.

Anglezi Karl Gardner, 28 vjeç, i cili po vuan dënimin prej pesë vitesh burg për armëmbajtje pa leje, nëntorin e kaluar publikoi një video në Youtube, nëpërmjet një celulari që ishte futur në qeli në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërkohë shërbimi i sigurisë së burgjeve angleze, lidhur me këtë situatë deklaroi se, “Celularët në qeli nuk do të tolerohen. Ne po shpenzojmë shtesë 100 milionë paund, për të bllokuar këto teknologji, nëpërmjet skanerëve të rinj t cilët do i sinjalizojnë, duke i ndaluar të hyjnë brenda”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME