Categories Lajme

Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant, çmimi i naftës shkoi në 183 lekë…

Qytetarëve u rëndojnë në çmimin e kripur të naftës, edhe 7 taksa të përfshira në të Shqiptarët paguajnë 7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, çmimi i naftës shkoi në 183 lekë, brenda dy javëve Rritja e çmimit të naftës dhe të ushqimeve, sidomos zarzavateve, erdhën me rritje gjatë muajit qershor, sipas statistikave të inflacionit.

Shqiptarët paguajnë  7 taksa në çdo litër karburant që blejnë, një nivel rekord krahasuar me vendet e tjera në botë. Ekonomistët shpjegojnë se, Shqipëria është ndër  vendet që e takson shumë shtrenjtë naftën. “Kjo është karakteristikë e vendeve me nivel të lartë korrupsioni  dhe nivel të lartë informaliteti”.

Një pjesë e këtyre taksave shkojnë në arkën e shtetit dhe dy prej tyre, për kompanitë koncensionare.  Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicensimi. Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhet, u shtohen dy taksa të tjera, që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë, taksa e markimit 1 lekë për litër dhe, skanimi1.4 lekë për litër.

Në fund, pas këtyre 6 taksave, paguhet edhe tatimi mbivlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në 1 litër naftë, 109.4 lekë për litër. Por si krahasohet Shqipëria me vendet e tjera?

Në Maqedoni, qytetarët paguajnë vetëm akcizë dhe TVSH mbi naftën, që në total arrijnë vetëm 48 lekë për litër ose 2.3 herë më pak se taksat që paguajnë shqiptarët. Taksa e qarkullimit në Maqedoninë e Veriut, nuk mblidhet tek karburanti, por tek automjetet. Ndërkohë që, taksa të tilla si ajo e skanimit apo markimit, nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Evropës.Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME