Categories Lajme

Shqiptarët po blejnë vetëm ushqime dhe ilaçe; Dobët gushti i turizmit, shtatori më i miri për shitjet me pakicë

Ndonëse vendi u “çlirua” nga mbyllja në tremujorin e tretë të vitit, konsumi ka vijuar të jetë i dobët dhe i përqendruar vetëm në produktet ushqimore, ndërsa shihet një rritje e lartë e konsumit të ilaçeve. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në korrik u shënua një rritje e lehtë e indeksit të vlerës së tregtisë me pakicë me bazë vjetore me 0.8%. në gusht, ky indeks shënoi një tkurrje prej 7.2% në raport me gushtin 2019, duke reflektuar turizmin më të dobët, sidomos si rrjedhojë e rënies së hyrjeve të të huajve, që nuk u arritën të kompensoheshin nga turistët vendas. Në shtator, shitjet u gjallëruan pas shumë muajsh, duke u rritur me 3.7%, të nxitura nga fillimi i vitit shkollor dhe ardhjet e turistëve nga Kosova. Instat raportoi se në total, në tremujorin e tretë, volumi i tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të këtij viti shënoi rritje me 0.7 për qind me bazë vjetore.

Rritje e lartë e konsumit të ilaçeve, rekord në shtator Krahas ushqimeve, që janë produkti bazë për të cilin shpenzojnë familjet, pandemia e Covid-19 ka rritur ndjeshëm konsumin dhe blerjen e barnave në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ishte më e fortë sidomos në shtator, (+24.5%), teksa vala e dytë e Covid-19 filloi të përshpejtohet, duke shënuar zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet e tjera, sipas aktivitetit ekonomik. Një tendencë e tillë është konfirmuar dhe nga importet e produkteve farmaceutike që kanë shënuar rritje në shtator e tetor. Mjekët dhe farmacistët pohojnë se ka pasur një rritje të lartë të konsumit të vitaminave, kryesisht C dhe D, antibiotikëve, të produkteve qetësuese që kanë përdorur të prekurit me Covid-19, si dhe të serumeve, kortizonikëve, antikoagulantëve.

Korriku, fillon gjallërimi i shitjeve Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT për tregtinë me pakicë, indekset e vlerës sipas aktivitetit ekonomik, treguan se në korrik, shitjet në total u rritën lehtë me vetëm 0.8%, pasi ishin gjallëruar disi në qershor (+6.6), që ishte muaji i parë pas daljes nga karantina dhe u kompensua deri diku nga shitjet e munguara të marsit dhe prill ku tregti me pakicë ra përkatësisht me -22% dhe -27.6% .

Në korrik, shitjet e ushqimeve, si një dyqanet e lagjes, ashtu dhe në njësitë tregtare të specializuara shënuan një rritje përkatësisht me 6% dhe 8%. Rritje të lehtë, shënoi dhe grupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure”, me 3%. Shitjet e pajisjeve kompjuterike vijuar tendencën rritëse (+10%), të konstatuar që në periudhën e pandemisë, për shkak të kalimit të punës online. Në korrik, vijoi me tkurrje konsumi i karburanteve (-13.3%) dhe Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit (-13.3%),

Gusht, mungesa e turistëve dobësoi konsumin Gushti është një nga muajt me konsumin më të lartë për shkak të ndikimit të turistëve dhe të emigrantëve, që rrisin blerjet e produkteve të ndryshme, ushqimeve, karburantit etj. Por këtë vit, teksa numri i hyrjeve të shtetave të huaj që hynë në vend ra me 63% (ose gati 1 milion persona më pak), tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%. Pothuajse të gjita grupet ishin me rënie në gusht, me përjashtim të produkteve farmaceutike e mjekësore, indeksi i vlerës së të cilave u rrit me 10.7% me bazë vjetore. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 21%, ndërsa dhe shitjet e Pajisjeve kompjuterike, informatike shënuan një tkurrje të forët me 14.3%.

Shtator, shkolla dhe turistët e Kosovës rrisin konsumin Në shtator konsumi i gjallërua lehtë, si rrjedhojë e fillimit të shkollës, me shitjet e “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit”, që u zgjeruan me 23.2%, ndërsa dhe dyqanet e vogla raportuan rritje si për produktet ushqimore, ashtu dhe ato jo ushqimore, i nxitur dhe nga turistët nga Kosova, që në shtator u rritën me 44% në krahasim me të njëjëtn periudhë të një viti më parë. Konsumi i karburanteve vijoi rënien, por me ritme më të ngadalta (-7.5). Ashtu si në gusht u shitën më pak oajisje kompjuterike (-7.2), ndërsa konsumi i produkteve farmaceutike arriti rekordin (+24.5%).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME