Categories Sport

Real nuk ndalet, Benzema dhe Courtois i dhurojnë fitoren kundër Bilbao-s

Real Madrid ka mundur 3-1 Athletic Bilbao-n në La Liga dhe ka marrë fitoren e katërt radhazi në katër ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Një fitore e vuajtur për Los Blancos, që kanë luajtur për pjesën me të madhe të ndeshjes pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Raul Garcia në minutën e 13-të të takimit. Ndeshja e luajtur në Alfredo di Stefano është zhbllokuar nga Toni Kroos në fundin e pjesë së parë. Miqtë, pavarësisht inferioritetit numerik, kanë barazuar në të 52-ën me Capa-n.

Ndeshja është vendosur nga dy golat e Karim Benzema në minutën e 74-t dhe të 92-të. Pak para se francezi të shënonte golin e tretë, Courtois ka shmangur golin e barazimit të miqve me një super pritje. Vetëm Robert Lewandowski (28) ka shënuar më shumë gola me kokë se Karim Benzema (19) që nga fillimi i sezonit 2018/19 në të gjiha kompeticionet mes lojtarëve që luajnë në pesë kampionatet kryesore të Europës. Falë kësaj fitoreje, Los Blancos kanë shkuar në 26 pikë dhe kanë kapur në krye të renditjes Real Sociedad dhe Atletico Madrid, me këta të fundit që kanë luajtur dy ndeshje më pak se ekipi i Zidane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME