Categories Lajme

“Shqiptarët po luajnë fshehurazi” Pas rihapjes së kazinove, duan rikthim dhe kompanitë e basteve

Vendimi i qeverisë për rihapjen e kazinove në kryeqytet ka nxitur ish –shoqatën e basteve  që të kërkoj rishikim të vendimit edhe për lojëra të tjera të fatit siç janë bastet  sportive. Ish-kreu i shoqatës Artan Shyti thekson se në Shqipëri qytetarët vijojnë të luajnë në mënyrë informale  dhe pavarësisht aspekteve negative funksionimi i lojërave të fatit  është një realitet që funksionon nëse rregullohet siç duhet.

“Gjëja më e mirë nuk ishte mbyllja, gjëja më e mirë ishte sistemi bazuar mbi ligj e mbi rregulla. Pa dyshim që ka pikëpyetje që ka problematika por më mirë të jetë në drite të diellit për Ta kontrolluar e  monitoruar dhe jo të jetë në rrugë jo zyrtare që është më e rrezikshme dhe buxheti humbet   shumë lekë e mbi të gjitha sporti humbet lekë”.

Buxheti i shtetit  humbet  45 mln eurosh  për shkak të mbylljes së lojërave të fatit. Ish-kreu i shoqatës Artan Shyti thekson se hapja e kazinove  është pozitive nëse procesi është i monitoruar me kujdes. “Llogaritë tregojnë se humbasin rreth 45 mln euro dhe gati 15-20 mijë vende pune që u humbën nga mbyllja e basteve sepse bëhej fjalë për operatorë e shërbime të tjera dytësore ,kamariere e furnizues pra kishte impakt të madh edhe financiar edhe social”

Vendimi i qeverisë parashikon që në kryeqytet  të hapen Kazino në 6 rrugë  të cilat janë “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Rruga Dedë Gjon Luli”, “Ibrahim Rrugova”, “Xhorxh Ë. Bush” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”.Kompanitë që duan të zhvillojnë këtë aktivitet kanë si detyrim që të kenë një kapital prej 1.2 mld lekës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME