Categories Lajme

Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, vetëm 59% e popullsisë janë të angazhuar me punë

Nga totali i popullsisë në moshe pune (15-64 vjeç) vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6 % e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës.

Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport të popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.

E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021 treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka shënuar rënie me 2.3 %.

Së dyti oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia.

Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në vend, të cilët nuk po përmirësohen edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.

Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milionë persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.

Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore me synimin të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.

Sipas institucionit ndërkombëtar që merret me çështjet e punësimit, rreth 42% e fuqisë punëtore në Shqipëri është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi dhe rendiment të ulët. Ky rezultat është i mjaftueshëm për një reformë strukturore në tregun e punës, sugjeron ILO.

Ndërsa në sektorin jobujqësor ekziston një informalitet i lartë, sipas ILO-s, që arrin pothuajse 30% e të gjithë punësimit jo-bujqësor më 2019.

Politikat dhe programet mbi tregun e punës janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të të papunëve (rreth 5.5% ), vë në dukje ILO.

Shkalla e punësimit ka ardhur në rritje në Shqipëri, por papunësia mbetet ende e konsiderueshme (11,9% në 2021) dhe papunësia tek të rinjtë arin në 28%.

Sipas ILO-s, shkalla e papunësisë së të rinjve është e lartë dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26%) është një shqetësim për zhvillimet e së ardhmes./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME