Categories Lajme

Shqiptarët prezantohen denjësisht në zgjedhjet e Italisë, disa prej tyre fitues

Rreth 50 emigrantë shqiptarë ishin kandidatë në zgjedhjet rajonale e administrative  të 20-21 shtatorit në Itali. Të përzgjedhur nga forca të ndryshme politike, grupime e lista civile,  ata konfirmuan se ishin kandidatë të denjë të 18 milionë italianëve që kishin të drejtë vote në 7 rajone e rreth 957 komuna italiane. Disa prej tyre dolën fitues në këto zgjedhje, duke shkruar një faqe të re në historinë e drejtimit adminisrativ të komunës ku jetojnë.

I tillë është shqiptari Tritan Myftiu, që u zgjodh këshilltari i parë i huaj në komunën e Bolzanos. Ai kandidoi me Partinë Fratelli D’Italia e tema e emigracionit qe një nga pikat më kryesore në fushatën e tij  elektorale. “Jam për një emigracion me kritere, thotë ai, duke theksuar se fluksi i një emigracioni të pakontrolluar do të dëmtonte më shumë vetë emigrantët e rregullt që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh siç është komuniteti i shqiptarëve.”

Po fitues në zgjedhjet e 20 shtatorit doli dhe shqiptari Mariol Peqini 25 vjeç, nëpunës banke,  i kandiduar me qëndrën e majtë italiane. Ai u zgjodh këshilltar komunal në qytezën Luzzaro në rajonin e Emilia Romagna e nuk ështe hera e parë që e mban këtë funskion.

Karriera e tij politike në drejtimin administrativ të komunës ku jeton ka nisur që në vitin 2015. Problemet e të rinjve, sporti, integrimi i kulturave të ndryshme, u bënë forca e fushatës së tij elektorale.

Sukseshëm doli në këto zgjdhje dhe shqiptarja Fabiola Kodra, kandidate e Partisë Demokratike e cila mund të jetë këshilltare komunale në qytezën e Vignolo në provincën e Komos në Piemonte. Vetëm 25 vjeç, ajo zgjodhi si betejë politike të fushatës zgjedhore tema si barazia gjinore, luftën kundër çdo forme dhune e ndihmën e altruizmin ndaj çdo personi në nevojë.

Por dhe pse nuk hynë dot në këshillat rajonale të vendbanimeve të tyre, mjaft shqiptarë u prezantuan denjësisht duke marrë një numër të lartë votash. I tillë është rasti i Lindita Elezit, kandidate e Partisë Lidhja, në komunën Jesi në provincën e Ankonës, e cila mori mbi 1400 vota e vetëm për pak nuk mund të jetë pjesë e këshillit komunal të kësaj komune. U bënë mbi 30 vite që emigrantët shqiptarë, sot gati gjysëm milionë, janë pjesë e shoqërisë italiane.

Konsiderohen ndër komunitetet emigrante më historike e ndër më të integruarit që prej 3 dekadash kontribuojnë në ekonominë italiane. E rezultati i zgjedhjeve të 20-21 shtatorit konfirmoi se janë të denjë të jenë dhe përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve e të bashkëqytetarëve në pushtetin vendor në  qytetet e vendbanimet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME