Categories Lajme

Shqiptarët, si në Francë, të parët për azil në Irlandë

Shtetasit e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit në Irlandë. Dy nga pesë azilkërkues në Irlandë janë shqiptarë dhe gjeorgjianë.

Kryeministri Leo Varadkar ka deklaruar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë me dokumenta false, por vendi nuk rrezikon ende që “të përmbytet nga kërkesat”.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”- është shprehur kryeministri irlandez.

460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Edhe në Francë shqiptarët janë të dytët në botë, pas sirianëve, që kërkojnë azil, por herë-herë edhe në Francë shqiptarët kalojnë të parët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME