Categories Lajme

Shqiptarët të penduar në gjykatën britanike, kishin fabrikë me 750 mijë paund kanabis

Një shqiptar i akuzuar si i përfshirë në një fabrikë kanabisi, e cila prodhonte drogë me vlerë deri në 750 mijë paund, u paraqit në një gjykatë britanike dhe pranoi se është fajtor.

31-vjeçari Adeljan Oshafi shkoi në gjykatë së bashku me 23-vjeçarin Neim Bakia.

Sipas gloucestershirelive.co.uk, Oshafi shfaqi pendesë në seancën gjyqësore.

Policia britanike zbuloi shtëpinë të premten, ndërsa u gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita të cilat përcillnin elektricitetin tek bimët si dhe disa pajisje të tjera të dyshimta. Mediat britanike shkruajnë  se pajisjet në katet e banesës ku u gjet droga ishin aq të shumta, saqë një ditë të tërë policia ka punuar me ritëm për t’i larguar.

Prokurori i kësaj  çështje, Jeremy Oliver  deklaroi se në fabrikë  ishin rreth 963 bimë kanabisi, vlera e të cilave mendohej të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 Paund.

“Ata vidhnin elektricitetin. Është një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë ndonjëherë”,tha Oliver.

Prokurori i çështjes  tha se shqiptari nuk duhet liruar me kusht, pasi ai mund të përfshihet në vepra të tjera të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme për shoqërinë britanike.  Nga ana tjetër, avokatja e shqiptarit shtoi se klienti i saj nuk kishte rol  si kreu apo ideatori, por ishte thjesht si “kopshtar” në banesën ku u gjetën bimët e kanabisit, shkruan Bw.

“Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”,  mësohet të jetë shprehur avokatja e shqiptarit.

Mediat britanike shpeshherë kanë raportuar raste të kultivimit të lëndëve narkotike duke raportuar se shqiptarët luajnë role kyçe  në këtë pjesë. Vendimi për dy shqiptarët pritet të jepet në muajin nëntor dhe data sipas mediave vendase është përcaktuar 23 nëntori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME