Categories Lajme

Shqiptarët vendosin të ndjekin “modën” e tr.afikut të ma.rijuanës, por shkojnë në b.urg

Policia e qytetit të Valencias në Spanjë ka zbuluar një fermë kanabisi si dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua.

Droga ishte duke u mbjellë në një vilë në periferi të qytetit dhe në brendësi kishte plot 885 bimë narkotike të llojit marijuanë. Metoda e mbjelljes së drogës në ambiente të mbyllura është kthyer tashmë në një “modë” të re që shumë shqiptarë kanë tentuar ta provojnë, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Hetimet e policisë nisën pas disa informacioneve se në zonë mund të ishte krijuar një laborator kultivimi.

Hetuesit arritën të vendosin disa përgjues si dhe vunë re se në vilë kishte aktivitet të shpeshtë. Në banesë hynin dhe dilnin shqiptarët. E teksa vëzhgimi vijonte, policia zbuloi se në vilë erdhën dhe një sërë personash të tjerë të cilët shkëmbyen me shqiptarë disa vegla që shërbenin për të fasilituar rritjen e drogës në banesë.

Pas aksionit dhe kapjes së shqiptarëve, policia zbuloi se vila ishte marrë me qira. Trafikantët kishin përdorur identitete false italiane. Përveçse mbjelljes së drogës, shqiptarët e vidhnin energjinë elektrike. Në vilë u gjetën të paktën 70 llamba të mëdha për të ndriçuar bimët./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME