Categories Politike

Albin Kurti një ditë para zgjedhjes si kryeministër: Heqim taksën me Serbinë, por me kushte! Shqipëri e madhe? ‘E vendosin qytetarët’

Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës duket se do të ndryshojë tërësisht politikat e jashtme të këtij shteti duke nisur që nga taksa për mallrat serbe, por edhe bashkimi me Shqipërinë. Një ditë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

‘Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kutri.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE. Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. ‘Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria’, u deklaroi ai.

Në lidhje me idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe’, një ide e tij, Kurti nuk qëndroi kundër idesë, por tha se këtë do e vendosin vetë qytetarët, por që nuk do ndodhë së shpejti, duke e lënë si projekt të hapur.

‘Unë mendoj se njerëzit do të votonin po nëse do të kishte një referendum. Por referendumi nuk lejohet. Kështu që unë do ta respektoj Kushtetutën deri një ditë ne do të jemi në gjendje ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti’, tha Kurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME