Categories Lajme

Shqiptari dëbohet nga Italia, vjen në Shqipëri, ndryshon mbiemrin edhe kapet

Një shqiptar 27 vjeç është arrestuar nga policia italiane në territorin e Santa Venerinës, në zonën e Catanias. Ai kishte ndryshuar mbiemrin dhe tashmë identiteti i tij ishte Ismet Kajliç. Tashmë me mbiemrin Kaljiç, shqiptari iu prezantoi autoriteteve italiane një pasaportë të rregullt me identitetin e ri, të lëshuar nga autoritetet shqiptare më datë 31 maj 2019, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi mbiemrin, duke shpresuar se kështu nuk do të mësohej se kush ishte në të vërtetë.

Mirëpo, karabinierët dyshuan shumë te shqiptari, për shkak se ai për të mbërritur në Itali, kishte udhëtuar në një sërë shtetesh në Ballkan dhe nuk kishte udhëtuar nga deti, e cila është edhe rruga më e shkurtër. I riu nga Shqipëria kishte zgjedhur rrugën më të gjatë.

27-vjeçarit i ishte caktuar se për së paku 3 vjet nuk mund të shkelte në territorin italian, por ai e theu këtë urdhër. Përpos kësaj, ai i kishte dërguar vëllait disa pamje të tmerrshme ekzekutimesh plot gjak. Policia arrestoi të riun shqiptar dhe e dërgoi pranë komisariatit lokal, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME