Categories Lajme

Shqiptari dërgon videon prekëse nga Franca: Ja kushtet ku presin bashkëkombësit tanë për azil

Shqiptarët që emigrojnë jashtë vendit për një jetë dhe të ardhme më të mirë janë shumë.

Shifrat e fundit nga Eurostat treguan se nga viti 2011-2017, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së plot 167 mijë shqiptarë.
Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Gjermania është destinacioni i preferuar nga shqiptarët për azil dhe punë, ndërsa vendi i dytë është Franca duke qenë se nuk ka politika aq shtrënguese si shteti gjerman.

Por, siç e dini procedurat për të përfituar azil janë të gjata, të stërmundimshme dhe të lodhshme.

Të ikur për një jetë më të mirë, por jo gjithmonë mund të rezultojë e tillë për qindra shqiptarë që jetojnë çadrave në qytetet e Francës.

Një qytetar shqiptar ka dërguar për JOQ Albania disa pamje të dhimbshme, teksa shprehet se në këto çadra jetojnë familje e fëmijë shqiptarë.

Qytetari shprehet:

“Përshëndetje JOQQ Shqiptarët në Toulouse të Francëz, shteti s’pyet as për familje, as për fëmijë. Shqiptarët e shkretë kanë ngritur çadra dhe shihni si jetojnë.
Dikush mund të pyesë se nga e di unë që janë shqiptarë?! E di dhe flas me bindje sepse kam mbi 5 vite që jetoj në këtë qytet dhe jam 100% i sigurtë që janë shqiptarë dhe këtu ditë për ditë vijën familje për azil dhe shteti francez i lë në pritje.”

Pamjet flasin vetë, klikoni linkun më poshtë:

Shqiptarët azilkërkues në Francë on Vidnews./JOQAlbania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME