Categories Lajme

Shqiptari hidhet në kundërsulm: Po sajohet një plan në kurrizin tim, babai i grekut është i pasur

Zbardhet dëshmia e fundit të Aleksandër Lucës para hetuesve për ngjarjen e dytë për të cilën akuzohet, atë me 19-vjeçaren me aftësi të kufizuara.

Shqiptari 20-vjeçar mohon që të ketë gisht në abuzimin seksual ndaj vajzës dhe thotë se duan që t’ia ngarkojnë atij çdo akuzë. Madje tregon se 3 ditë pasi studentja Eleni Topaloudi u gjet e pajetë në det, ai i tha shokut të tij grek Manolis Koukouras që të dorëzohen në polici.“Dola bashkë me T…, që është shoku i grekut dhe shkuam për të ngrënë sufllaqe. I thashë që ta merrte në telefon (shokun grek) sepse po e kërkoja. Nuk e kisha numrin e tij dhe nuk më kujtohej. Doja t’i thosha që të shkonim në polici për Elenin. E mori në telefon, por ai nuk u përgjigj. Më pas dolëm shëtitje”.

Aleksandër Luca shprehet se po bëjnë gjithçka që fajin t’ia ngarkojnë atij.

“Nuk kam gisht në abuzimin e vajzës. Nuk e kuptoj përse i thonë këto djali rom dhe vet vajza. Paguhen që të m’i ngarkojnë mua të gjitha. E di që babai i grekut ka shumë para”, thotë 20-vjeçari shqiptar, i cili pretendon se po bëhet një plan në kurriz të tij për ta shpallur fajtor.

Ndërkohë, bëhet me dije se 20-vjeçari ka pranuar që t’u japë hetuesve grekë kodin e celularit të tij, pasi këta të fundit kërkojnë për prova dhe informacione shtesë.

Aleksandër Luca 20 vjeç dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç mbahen në paraburgim pasi janë të dyshuar për abuzimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Të dy kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që e dhunoi me hekur në kokë dhe që më pas mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin e Rodos në Greqi.

Së fundmi, ndaj Aleksandër Lucës është bërë një tjetër akuzë. Një vajzë 19-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht dy ditë pas ngjarjes së studentes Eleni Topaloudi në po të njëjtin ishull. Për këtë, i arrestuar është një 23-vjeçar rom. Edhe Aleksandër Luca akuzohet për këtë ngjarje, por ai vazhdon ta mohojë.

Sipas medieve greke, deri më tani, provat që rëndojnë kundër tij për rastin e vajzës 19-vjeçare, janë dëshmia e saj, e 23-vjeçarit rom dhe e disa dëshmitarëve të tjerë që kanë deklaruar se e kanë parë Lucën jashtë shkollës ku studion e abuzuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME