Categories Lajme

Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën në Itali, por e dënojnë me burg

Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi kishte thyer 14 herë urdhërin e ndalimit për të mos hyrë në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari Emiliano Fejzo ka bërë gjithçka për t’u kthyer në Itali dhe për të jetuar me të dashurën e tij italiane e cila kishte nevojë për ndihmë.

Pasi ka arritur në Itali ai është përpjekur të rregullojë problemet e tij me autoritetet duke marrë një leje qëndrimi por dje dje është vënë në gjurmë dhe është arrestuar nga karabinierët e vendit. Ndaj këtij shqiptari kishte rreth dhjetë dënime të lëshuara nga gjykatat e Reggio Emilia, Genoa, Bolonja, Parma dhe në fund La Spezia.

Dënimet që rëndojnë ndaj tij janë: 4 nga gjykata e Reggio Emilia për shkelje të kthimit në territorin italian; një nga Gjykatat e Xhenovas për krimin e vjedhjes në tentativë ; një nga gjykata e Bolonjës për rezistencë dhe fyerje të një zyrtari publik dhe vërtetime të rreme të identitetit të tij personal; një nga Gjykatat e Apelit të Bolonjës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar, një nga gjykatat e Parmës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar dhe në fund e fundit, ajo e La Spezia-s, për tentativë për vjedhje. Të gjitha këto dënime dhe akuza përkthehen në 5 vjet e 11 muaj, por për shkak se ai ka bërë disa herë paraburgim ky dënim reduktohet në 5 vjet e 2 muaj e 28 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME