Categories Lajme

Shqiptari “mjeshter” grabitjesh, kapet pas ndjekjes si në filma

I riu shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi përveç se rezultonte person në kërkim, akuzohej edhe për vjedhje. 29 vjeçari me iniciale G.R, u arrestua mbrëmë nga policia në Alti pas një ndjekje si në “filma” për disa kilometra nga një makinë e policisë. Ndjekja e çmendur filloi në Osio Sotto, pastaj vazhdoi deri në Osio Sopra dhe përfundoi në Dalmine. Shqiptari me qëndrim të parregullt në territorin italian, ishte në një makinë të vjedhur mbrëmjen e shkuar tip Honda CRV e zezë, e raportuar si e vjedhur në fillim të dhjetorit në Milano.

Kur atij iu bë me shenjë që të ndalonte, shqiptari i dha gaz, por u ndalua. Shqiptari u përpoq të godiste me grushte në një përpjekje të fundit për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u prangos. Brenda automjetit të vjedhur, policia ka gjetur sende të ndryshme të vjedhura, si pinca, kaçavida, doreza dhe sende të tjera. Hetuesit besojnë se kanë arrestuar një anëtar të një bande të specializuar të vjedhjes së shtëpive apo kompanive. Shqiptari rezulton i kërkuar prej muajsh. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për krime kundër pasurisë, vendim i dhënë verën e kaluar nga gjykata në Bergamo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME