Categories Lajme

Shqiptari, “Nuk harroj kurrë se kush jam”

Një shqiptar, i cili punonte si kuzhinier është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo që ka habitur të gjithë ka të bëjë me akuzën.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi arrestimin e shqiptarit Aleks Gole, ndërsa agjentët e Emigracionit dhe Doganës së SHBA e dërguan kuzhinierin dhe ‘specialistin’ e përpunimit të mishit në paraburgim. Shqiptari jetonte në një apartament në Barrington dhe komuniteti është shprehur i habitur për mënyrën se si ai u arrestua.

Në një intervistë më herët për mediat amerikane, shqiptari ishte shprehur se kishte gjetur paqe dhe mundësi të mira pas largimit nga Shqipëria.

20190109 144826 Icearrest T2 82946

Sipas mediave, ai së fundmi kishte nisur të mësonte edhe kursin e gjuhës si një mënyrë për t’u integruar sa më parë në shoqërinë amerikane. Ai u shpreh se pavarësisht se prindërit i ka në Shqipëri, Amerikën e ka parë si vend të mundësive.

Ddd

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam bërë në jetën time ishte shkolla.  Unë jam personi i cili gjithnjë shikoj përpara. Nuk harroj kurrë se kush jam, kam prindërit e mi në Shqipëri dhe vëllezërit e motrat në Greqi, por nuk kam arsye të kthehem”, kështu kishte deklaruar më parë shqiptari.

Është ende e paqartë se çfarë e çoi në polici shqiptari, i cili ishte i rregullt dhe nuk kishte shkaktuar probleme në tokën amerikane.

Sh

Ai tregonte mes tjerash situatën e vështirë në të cilën kaloi Shqipëria, për sistemin komunist dhe izolimi nga bota perëndimore. Në rrëfimin e tij, i cili është transmetuar nga media amerikane, Aleksi tregon edhe mënyrën se si fëmijët shqiptarë mbanin armë gjatë vitit 1997 dhe rastet kur ata vriteshin nga pakujdesia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME