Categories Lajme

Shqiptari që sakrifikoi jetën për të shpëtuar 14-vjeçaren që po mbytej

Heronjtë e heshtur ekzistojnë akoma, rasti konkret është me aktin e 38-vjeçarit Dhurim Arra, i cili në ditën e sakrificës të Kurban Bajramit zgjodhi të sakrifikojë vetën për të shpëtuar një të mitur, e cila po mbytej në lumin Buna.

Fati nuk ishte me Dhurimin, por as me vajzën pasi asnjëri prej tyre nuk arritën të shpëtonin. Ky është vendi ku Dhurim Arra dhe Frenki Pëllumbaj humbën jetën. 2 ditë pas ngjarjes, dyert e mortit në familjen Arra janë ende të hapura. Familjarë, miq, shokë vazhdojnë të kryejnë ende vizita. Banoret e zonës nuk pranuan të flasin pasi e kanë përjetuar si një ngjarje të rëndë. Viktima ishte babai i 4 fëmijëve, më i madhi është vetëm 9 vjeç.

Vdekja e Dhurim Arrës do të mbahet mend nga banorët e zonës dhe më gjerë, për faktin se nuk ishte një vdekje aksidentale, por një vdekje sakrifice, pasi 38-vjeçari po kthehej për në shtëpi për të festuar Kurban Bajramin dhe pa 14-vjeçaren duke u mbytur dhe zgjodhi të sakrifikojë veten familjen dhe fëmijët, për të shpëtuar një jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME