Categories Lajme

Shqiptari qëllohet me tre plumba në Athinë, ngjarja në zonën ku përleshen bandat kriminale

Një shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës.

Sipas policisë viktima quhet Renis Fajzolli, 34 vjeç. Mësohet se  ai ndodhej në një park ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet. Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një patrullë policie që po kalonte në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.

Fejzolli u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës ku edhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndërsa makina e tipit “Smart” të shqiptarit do i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Dritë mbi rrethanat e ngjarjes pritet të hedhë vetë Fejzolli sapo shëndeti i tij ta lejojë të flasë para hetuesve. Zona në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënësve të lokaleve të natës në Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME