Categories Lajme

Shqiptari u gjet i murosur në Itali, çfarë thonë të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij

Pas 5 viteve i zhdukur, Astrit Lamaj u gjet i murosur në një vilë në Senago në qytetin e Genoas, Itali.

Policia italiane doli në konkluzionin se shqiptari i humbur në janar të vitit 2014, fillimisht ishte vrarë dhe më pas trupi ishte betonizuar në muret e vilës. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, eshtrat e Lamajt nuk janë sjellë ende në Shqipëri.

Familja e Lamaj jeton në fshatin Trevllazër të komunës Novoselë në Vlorë. Të afërmit shprehen për ABC News se Astrit Lamaj iku në Itali për një jetë më të mirë, por një vit më pas humbi kontaktet me njerëzit e tij.

Nelo Meminaj, një nga të afërmit e tij, thotë se gjetja e eshtrave i ka tronditur familjarët.

“Për çështje ekonomie iku në Itali. Më ka marrë mua 250 mijë Lekë dhe tha se Shqipëria nuk bëhet dhe ka ik në emigrim”, thotë Meminaj.

Pas marrjes së lajmit, familja Lamaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa eshtrat e të afërmit të tyre po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Itali.

Sipas mediave italiane identifikimi i tij është bërë nga veshjet në trup dhe se Astrit Lamaj ishte një person me precedentë penalë në Itali në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME