Categories Lajme

Shtabi i Emergjencave në Laç: Mos nxirrni orenditë, nuk do të shemben të gjitha banesat

Në qytetin e Laçit do të nisë procesi i rivlerësimit të banesave. Qendra Operacionale e Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Lezhës u tërhoqi vëmendjen e të gjithë qytetarëve, të cilët janë duke lëvizur të gjithë pajisjet e tyre apo orenditë nga pallatet, se jo të gjithë pallatet të cilët janë përcaktuar si të pabanueshëm, do të shemben.

“Do të ketë një proces të dytë rivlerësimi, gjatë të cilit do të vlerësohet edhe ndërhyrja e mundshme. Ka raste ku do të ndërhyhet strukturalisht, për gjithë të tjerat do të ketë një vendim specifik nga këshillat bashkiakë të të tre bashkive për të spcifikuar atë që do të ndodhë. Dhe pastaj do të mundësohet edhe afrimi me këto godina i qytetarëve, të shoqëruar nga Policia dhe instancat e tjera ligjore dhe shtetërore për të mundësuar tërheqjen e orendive dhe mjeteve të tyre”.

Etjen Xhafaj, përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë, tha se sot ka vijuar vlerësimi dhe ricertifikimi i sigurisë së godinave masive në terren me 6 grupe nga Kosova.

“Nesër do të ketë një trajnim dhe një rishpërndarje të re të grupeve të vlerësimit nga të treja bashkitë në territor. Gjithashtu është marrë një vendim i Këshillit Bashkiak Lezhë për të vijuar me bonusin e qerave për qytetarët e Lezhës.  Nesër do të ketë mbledhje të Këshillave Bashkiakë, si nga Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin ashtu dhe nga Këshilli Bashkiak i Mirditës për të marrë vendime në lidhje me këto”.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak i bashkisë Kurbin do të shqyrtojë edhe njëherë situatën në lidhje me pallatet e dëmtuara.

“Sa u përket institucioneve publike dhe shërbimeve, sot është bërë evakuimi i një pjese të spitalit të Laçit, në bashkinë Kurbin, në drejtim të spitalit të Lezhës. Kemi reaguar menjëherë duke shtuar shërbimet ambulatore dhe gjithashtu duke mbajtur të hapur në qytetin e Laçit shërbimet e emergjencës.Është shumë e rëndësishme që të kemi mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin si me grupet e vlerësimit, ashtu edhe me ekipin tjetër të të gjithë ndihmës shtetërore dhe të Shtabit të Emergjencave Civile”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME