Categories Lifestyle

Shtatzane dhe pini shumë kafe: Kjo e dëmton beben

Gratë shtatzëna që konsumojnë më shumë se 2 kafe në ditë mund të rrezikojnë të dëmtojnë mëlçinë e fëmijës së tyre, ka gjetur studimi i fundit, transmeton Gazeta Metro. Konsumimi i kafeinës u gjet që prish zhvillimin e mëlçisë para dhe pas lindjes, zbuluan autorët e një studimi të botuar në Journal of Endocrinology. Eksperimenti i kryer me minjë foshnjat e minjve të ekspozuar ndaj kafeinës kishin nivele më të ulëta të një hormoni të mëlçisë dhe nivele më të larta të kortikosteroidit të hormonit të stresit pas lindjes.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë yndyrore te fëmijët. Shkencëtarët u dhanë minjve shtatëzënë një dozë kafeine ekuivalente nga dy deri në tre kafe ose një dozë e njëjtë me gjashtë deri në nëntë kafe. Ekipi ekzaminoi funksionin e mëlçisë dhe nivelet e hormoneve të bebeve të minjve.

Ekuivalenti i dy deri në tre filxhanë kafe duket se rrit rrezikun e pasardhësve të minjve që zhvillojnë sëmundje të mëlçisë më vonë në jetë duke ndikuar në hormonet e rritjes. Yinxian Wen, bashkëautor i studimit në Universitetin Ëuhan në Kinë, shpjegoi se mekanizmat kompensues fillojnë pas lindjes që shpejtojnë rritjen dhe rivendosin funksionin normal të mëlçisë.

“Puna jonë sugjeron që kafeina prenatale nuk është e mirë për foshnjat dhe, megjithëse këto gjetje ende duhet të konfirmohen te njerëzit, unë do të rekomandoja që gratë të shmangin kafeinën gjatë shtatëzanisë,” tha Wen. Keni kujdes, mëlçia është motorri dhe regjeneruesi i organizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME