Categories Showbiz

Shtatzënia e paplanifikuar e Klea Hutës me Elgit Dodën, këngëtarja në pritje të ëmbël, lidhja 6-vjeçare e çiftit të showbizit

Ndërsa së fundmi, mediat shkruanin se Klea dhe Elgiti janë në pritje të një djali, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit. Fëmija pritet të vijë në jetë në ditët e para të verës, ndërkohë që burime pranë çiftit tregojnë se bëhet fjalë për një shtatzëni të paplanifikuar për Klean.

Ky perceptim, nisur nga fakti se në intervistat e mëparshme, Klea dhe Elgiti shpreheshin se po shijonin thjesht lidhjen dhe se krijimi familjes apo sjellja në jetë e fëmijës së parë ishte diçka që i takonte së ardhmes. Kujtojmë që për herë të parë mediat shkruanin për lidhjen e Kleas me kantautorin Doda para dy vitesh. Një foto e publikuar në profilin e Klea Hutës dhe të Elgit Dodës konfirmoi më në fund ekzistencën e raportit të dashurisë mes tyre, edhe pse kishin kohë që shoqëroheshin bashkë, duke qenë se kishin bashkëpunuar për projekte të ndryshme.

Por habia për publikun ishte e madhe, pasi një ditë më parë e ftuar te “Rudina”, Klea e la pa përgjigje pyetjen se si qëndronte e vërteta e marrëdhënies së saj me Elgitin, ndërsa direkt ditën tjetër konfirmoi lidhjen e tyre.

Në foton e postuar ajo mori shumë komente, ku të gjithë e pyesnin se përse një ditë e mohoi dhe të nesërmen e pohoi lidhjen me Elgitin. Sigurisht që nuk munguan as urimet VIP dhe ‘habitë’ nga personazhe të tjera të botës së showbizz-it.

Që prej asaj kohe, secili prej tyre u përpoq të fliste më shumë me anë të gjesteve e fotove të postuara në “Instagram”, sesa me fjalë gjatë e gjerë për marrëdhënien e tyre. E ftuar në “Thumb”, Klea Huta dha disa detaje lidhur me partnerin e saj, duke zbuluar fakte nga marrëdhënia e tyre jashtë vëmendjes së publikut. Fillimisht, Klea pranoi se vitet e fundit pushimet i kishte kaluar me Elgitin, pavarësisht se e kishin mbajtur sekret. Por jo vetëm kaq, një fakt për t’u përmendur dhe që e bëri marrëdhënien më serioze, ishte se lidhja e tyre ishte bërë edhe familjare.

Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh”, tha ajo para dy viteve. “Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shumë pozitiv nga familjarët e mi për Elgitin. Dhe kryesorja, ata ecin me idenë ‘nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur’”, ka treguar Klea.

Me këtë deklaratë, ajo pohoi se familja e Kleas është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e vajzës së tyre, ndërkohë që sa i takon lidhjes që ata kanë, duket se silleshin si çift i martuar. Elgiti e shoqëroi Klean me statusin e partnerit në udhëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po xhironte dhe intervistonte personazhe të famshme për një program televiziv të “Top Channel”. Elgiti mori përsipër menaxhimin e Kleas jo vetëm si këngëtare, por edhe si showgirl, pasi e shoqëronte kudo. Klea mund të themi se ndihet e bekuar dhe me fat, sepse po shijon karrierën dhe dashurinë.Ndonëse e kanë ditur që sytë kureshtarë përreth kanë qenë të shumtë dhe gjithashtu edhe fotografët, Elgit Doda dhe Klea Huta u panë së bashku për herë të parë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME