Categories Kuriozitete

Shtëpi në Sicili për vetëm 1 euro – Ja arsyeja e shitjes

Për shumë njerëz është ëndërr të jetosh në Itali. Ndaj një komunë e njohur e Sicilisë e quajtur Sambuca është duke ndihmuar të huajt që të vijnë të jetojnë atje duke propozuar çmime shumë të ulëta për blerjen e shtëpive; për vetëm 1 euro.

Në fillim të vitit 2019 zyrtarët e këtij qyteti të vogël rural, njoftuan një plan për të ringjallur komunitetin e tyre i cili ishte në tkurrje, duke nxjerrë në shitje të gjitha shtëpitë e braktisura dhe të vjetra për vetë 1 euro.

Si shumë qytete të tjera të vogla në të gjithë Europën, Sambuca vuante nga rënie e thellë e popullsisë ndërsa banorët e zonës lëviznin nga fshatrat drejt qyteteve. Kështu që zyrtarët komunal blenë shtëpi boshe, pastaj ofruan pronat me çmim nominal në tregun global për të tërhequr njerëz të rinj.

Kjo nismë funksionoi shumë mirë. Pas kërkesave nga e gjithë bota, si artistë, valltarë, muzikantë e më shumë, banorët e rinj të Sambuca po rregullojnë shtëpitë dhe po transferohen aty tashmë duke e ripopulluar këtë vend. Investimi për rinovim është kërkesa e vetme e këtyre blerjeve, të cilat po i japin një grupi të larmishëm blerësish ndërkombëtarë një vend të ri dhe të veçantë për të jetuar apo pasur një shtëpi pushimi.

Kryetari i bashkisë së Sambuca, Leonardo Ciaccio, u shpreh shumë i lumtur kur shikon shtëpitë boshe teksa shndërrohen në shtëpi të lulëzuara. “E gjitha u zhvillua shumë bukur,” tha ai. (BBC)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME