Categories Lajme

Shkatërrohet banda shqiptaro-kosovare e ‘skifterave’ në Spanjë, shtatë në pranga

Garda Civile në Spanjë ka shkatërruar një ba.ndë gra.bitësish e përbërë nga shqiptarët të Shqipërisë dhe Kosovës duke arrestuar shtatë prej tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ata kanë kryer rreth 150 gr.abitje, kryesisht në Mallorca dhe Ibiza. Ata ishin ekspertë në vjedhjen e banesave dhe sendet e grabitura i shisnin më pas në tregun e zi. Operacioni i koduar “Gr Grey Lion” ka nisur që në fillim të këtij viti dhe do të konkludohej vetlm pak orë më parë. Mes sendeve të grabitura policia ka mundur të gjejë një BMW X5, një VW Golf dhe një Seat Leon dhe sende të tjera me vlerë të përafërt, 300 mijë euro. Janë gjetur gjithashtu ora të shtrenjta si Tag Heuher ose Cartier, si dhe çanta, kamera dhe kompjuterë. Për të kryer grabitjet, grupi përdoirte mjete të ndryshme për të detyruar kapakët e bravave ose për të shpuar dyert. Ditët e fundit agjentët u zhvendosën në provincën e Valencias, ku edhe u arrestuan drejtuesit e bandës. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende të ditura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME