Nënsekretari për Shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter.
Në postim thuhet: “Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky president për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë.”
