Categories Lajme

Shtëpia e Bardhë në “festë”, Trump del negativ ndaj koronavirusit

Presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar negativ për koronavirusin pas testit të kryer, deklaroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

“Këtë mbrëmje mora konfirmim se testi është negativ,” tha Sean Conley në një deklaratë të shtunën.

Trump iu nënshtrua analizave pak ditë pasi priti në një takim në vendpushimin e tij në Florida një delegacion brazilian, disa prej të cilëve kanë dalë pozitiv ndaj koronavirusit.

Fabio Wajngarten, ndihmësi i presidentit brazilian, ishte në mesin e atyre që më vonë u konfirmuan se kishin sëmundje.

“Një javë pas darkës me delegacionin brazilian në Mar-a-Lago, presidenti mbetet pa simptoma,” tha Z. Conley.

Trump, në moshën 73 vjeç, nuk u izolua pas këtij takimi, duke thënë se ai nuk kishte simptoma.

Por më vonë gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se do të testohej.

Trump u kontrollua të premten, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Këshillat zyrtare të SHBA-së janë që personat që kanë kontakte me një rast të konfirmuar duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.

SHBA ka më shumë se 2,700 raste të konfirmuara, me 54 vdekje.

Të Premten, Presidenti Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për të liruar 50 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME